“Fu*k you” apo “Fu*k off”? Në Spanjë plas debati për kartonin e kuq të Bellingam, anglezi rrezikon pezullim model

fuk you apo fuk off ne spanje plas debati per kartonin e kuq te bellingam anglezi rrezikon pezullim model

Përjashtimi i Xhud Bellingam në minutën e 40 të ndeshjes ndaj Osasunës është kthyer sot në temë diskutimi në Spanjë. Më saktësisht, janë kthyer në teme diskutimi fjalët që ka thënë lojtari anglez që shtynë gjyqtarin t’i tregonte kartonin e kuq.



Mes Bellingam dhe gjyqtarit Munuera Montero kishte jnë diskutim dhe pastaj në një moment arbitri iu kthye dhe i tregoi kartonin e kuq. Pas ndeshjes, Bellingam doli para mediave dhe insistoi se kishte  një keqkuptim në këtë mes, pasi kishte thënë “fuck off”, një shprehje që nuk i drejtohej aspak gjyqtarit por në gjuhën e përditshme në Angli përdorej në përgjithësi i shenj pakënaqësie.fuk you apo fuk off ne spanje plas debati per kartonin e kuq te bellingam anglezi rrezikon pezullim model

Por nga ana tjetër, gjyqtari në raportin e tij, të bërë publik nga mediat spanjolle, hedh poshtë këtë version të lojtarit duke saktësuar se ka dhënë kartonin e kuq pasi “m’u drejtua mua duke qenë pak metra larg me termin në vijim: “Fuck you”” shkruhet në raportin e gjyqtarit spanjoll.

Kësisoj, në Spanjë ka filluar tashmë studimi i pamjeve për të kuptuar se kush ka të drejtë në interpretimin e kësaj ngjarje, pasi nga kjo mund të vendoset edhe një dënim afatgjatë apo jo për mesfushorin anglez të Realit.

Nëse Federata konstaton se Bellingam ka sharë gjyqtarin, ai rrezikon pezullimin nga 4 në 12 javë. Në të kundërt, nëse zgjidhet versioni më i lehtë, ai i kundërshtimit ndaj zyrtarit të ndeshjes meqë fraza në fjalë ishte në fund të dialogut mes tyre, atëherë dënimi mund të jetë 2 ose 3 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →