Fratezi-Asllani, një duel “bastesh” / Davide ankohet shpesh për Kristjanin: Do t’i thuash 1 javë përpara për të pirë kafe

fratezi asllani nje duel bastesh davide ankohet shpesh per kristjanin do ti thuash 1 jave perpara per te pire kafe

































Teksa do të shtrën gojnë duart dhe do t’i japin njëri-tjetrit një përqafim duke uruar edhe fat, për 90 minuta do të harrojnë një vit. Një fit të mbushur me batuta, baste, lojëra, shumë festime. Dueli Itali-Shqipëri do të jetë edhe një sfidë brenda sfidës mes Davide Fratezit dhe Kristjan Asllanit. Dy mesfushorët e skuadrës së Interit që janë në kërkim të vazhdueshëm të minutave si protagonistë me fanellën e zikaltërve, por që në këtë sfidë janë yjet e dy kombëtareve. Në pritje të gjendjes së Barelës, Fratezi pritet që të jetë titullari për trajnerin Spaleti.

1706005325_kristjanasllani

SHUMË MIQËSI- Fratezi dhe Asllani janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin përtej fushës së lojës. Kalojnë kohë bashkë, edhe pse italiani e ka pranuar që lojtari kuqezi është shumë i vështirë. “Asllanit duhet t’i thuash 1 javë përpara që të dalë për darkë apo për kafe. Është shumë i vështirë”, tregonte dikur Fratezi në një intervistë. Po ashtu me njëri-tjetrin, por edhe me Karlos Auguston dhe Arnautoviçin vendosnin baste se lojtari që do të shënonte gol me fanellën zikaltër, atëherë duhet të bënte dhurata për të tjerët. Diçka që në fakt i ka kushtuar shumë Fratezit. Kjo lidhje e fortë mes këtyre lojtarëve ka qenë edhe një nga armët sekrete të skuadrës së Inzagit, që ishte si një familje e madhe dhe shërbente për të mbajtur lart humorin e grupit. Edhe në festën e titullit kampion, të dy u panë bashkë duke bërë batuta. “Kampioni i vërtetë i Italisë është Asllani. Ai ka duruar shumë gjatë këtij sezoni”, thotë Fratezi me shaka.

LIDERI I FSHEHUR- Po tani, Fratezin ku ta aktivizoj? Mendimet e Luçiano Spaletit. Në rast se e kishin menduar si rezervë, atëherë do të jetë një luks i madh. Nëse Italia mendon të lërë në stol një lojtar të tillë, atëherë ka diçka për t’u shqetësuar. Një lojtar që kur është thërritur në apel, gjithmonë ka bërë të tijën dhe ka një mesatare golash prej sulmuesi, 1 gol çdo 156 minuta të luajtura. Ai mund të jetë lojtari që do të bëjë komod trajnerin Spaleti, pasi mund ta përdorë si në skemën 4-3-3, po ashtu edhe në 3-4-2-1. Fratezi është një lojtar me grintë, që sulmin dhe mbron, një mesfushor total ashtu siç i pëlqen futbolli trajnerit të kombëtares. Kompeticione të tilla zbulojnë edhe heronj të papritur. Davide mund të jetë një prej tyre.

REGJISORI KUQEZI- Nëse Italia e ka luksin (ose jo) për ta lënë në stol, Davide Fratezin, për Shqipërinë nuk ekziston asnjë shans që të mos mbështetet te Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi, pavarësisht se nuk ka minuta në këmbët e tij, është një nga lojtarët me më shumë teknikë në ekipin e Silvinjos dhe vetë trajneri është i dashuruar pas tij. Po rritet pak nga pak pas Çalhanoglusë në rolin e regjisorit, ndërsa me fanellën kuqezi është ai i pari. Në dy miqësoret e luajtura mori ngarkesë të plotë si për të ngrohur motorët përpara duelit në përballjen me Fratezin. Po këtë herë a do të ketë bast mes tyre?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →