Kombëtarja e Shqipërisë përballet sot me Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ndeshja nis në orën 20:45 dhe vlen për Ligën e Kombeve.
Tifozët kuqezi kanë nisur marshimin drejt stadiumit për këtë takim që pritet të dhurojë spektakël.

Flakadanët dhe koret në mbështetje të Kombëtares shqiptare janë të pranishme. Kujtojmë se biletat për sfidat e sotme janë shitur të gjitha prej kohësh.