Siguria ndaj këmbësorëve është një ndër prioritetet e bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, bën më dije se në rrjetin rrugor të Tiranës janë shtuar kalime të reja të këmbësorëve me anë të vijëzimit.
Bëhet fjalë për vijëzimet e reja në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata” duke bërë të mundur që siguria e këmbësorëve të jetë më e lartë.
“Vazhdojmë punën për të siguruar një qytet më të sigurt për të gjithë! Kemi përfunduar shënjimet e reja të kalimtarëve në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata”.

Këto përmirësime janë të domosdoshme për një trafik më të rregullt dhe për t’u dhënë përparësi këmbësorëve tanë”, shkruan Veliaj.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co