FOTO/ U rikthye me dopietë nga dëmtimi, Myrto Uzuni pjesë e formacionit të javës në Spanjë

foto u rikthye me dopiete nga demtimi myrto uzuni pjese e formacionit te javes ne spanje

Myrto Uzuni është zgjedhur në formacionin e javës të La Liga 2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u bë pjesë e skuadrës më të mirë nga “Sofascore”, që e vlerësoi pas dopietës së shënuar.



Kjo ishte dhe mënyra më e mirë për t’u kthyer nga dëmtimi. Kujtojmë se dy golat e Uzunit i hapën rrugë Granadës për të fituar kundër Tenerifes, ndeshje e cila u mbyll 4 me 0.

Në ligën e dytë të Spanjës, sulmuesi shqiptar ka marrë minutë gjatë tetë ndeshjeve. Aktualisht ndodhet në kuotën e katër golave, teksa regjistron dhe një asist.

Granada ndërkohë mban vendin e shtatë, me po aq pikë sa Kastejon i vendit të katërt. Objektiv është rikthimi në elitën e futbollit spanjoll.

Formacioni i javës së dhjetë në La Liga 2

tea

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →