Fotografja sllovake, Petra Basnakova, bëri një seri zbulimesh të jashtëzakonshme dhe transformuese gjatë udhëtimit të saj trevjeçar mes familjeve palestineze beduine.
Beduinët palestinezë janë njerëz gjysmë nomadë. Popullsia e tyre aktuale arrin gjithsej rreth 300,000, të cilët kanë jetuar në rajonin Negev/Naqab, që shtrihet nga Gaza deri në Detin e Vdekur, tani pjesë e Izraelit jugor, që nga shekulli i pestë. Tradicionalisht, ata kanë qenë të angazhuar në bujqësi, blegtori dhe prodhim qumështi.
Për shkak të statusit të tyre relativisht të pambrojtur sipas ligjit izraelit dhe stilit të jetesës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim deklaroi në një raport të vitit 2017 se beduinët palestinezë vuajnë kufizimet në lirinë e tyre të lëvizjes dhe zhvendosjen e detyruar për shkak të zgjerimit të vendbanimeve të konsideruara të paligjshme nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co