FOTO/ Pritja merr fund, Uzuni zbarkon në Austin dhe bëhet gati për aventurën amerikane

foto pritja merr fund uzuni zbarkon ne austin dhe behet gati per aventuren amerikane

Pritja e Myrto Uzunit për t’u bërë pjesë e futbollit amerikan, ka marrë fund. Sulmuesi shqiptar, pasi kishte firmosur kalimin në radhët e klubit amerikan të FC Austin nga radhët e Granadas, ka kaluar dy javë në Shqipëri, në pritjes së plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm për udhëtimin në SHBA.



WhatsApp Image 2025-02-16 at 5.48.50 PM

Nuk ishte vetëm viza e udhëtimit, por edhe leja përkatëse e punës, e nevojshme për futbollistët që transferohen në MLS, të cilat kanë shtyrë udhëtimin e lojtarit edhe pse ai kishte firmosur disa ditë më parë me klubin amerikan.

Pritjes i ka ardhur fundi dhe gjatë ditës së sotme, Uzuni ka udhëtuar drejt SHBA, duke zbarkuar në Teksas në SHBA, teksa ka postuar edhe fotot e para nga qyteti i Austin që do të bëhet shtëpia e tij për tre vitet e ardhshme.

Gj3M7SOXgAEbNc-

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →