Nejmar nuk mund të luajë futboll prej një viti, për shkak të dëmtimit që pësoi tetorin e kaluar. Aventura e tij te Al-Hilal ka shkuar në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi ky është dhe dëmtimi më i gjatë që ka pasur dhe nuk e ka lejuar të shprehet në Arabinë Saudite.
“Një vit që nga dëmtimi më i keq që kam pasur. Shenjat e një luftëtari që kurrë nuk dorëzohet për atë që do”, shkruan Nejmar duke ndarë foto të shenjave që kanë mbetur pas ndërhyrjeve.
Rikthimi i sulmuesit brazilian pritet në fundin e këtij muaji. Kujtojmë ndërkohë se kontrata e Nejmar me Al-Hilal përfundon në fundin e sezonit.
PANORAMASPORT.AL