Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban Odise Roshi me notën 7.5 për performancën e mirë kundër Sakariasporit. Në vendin e dytë është pozicionuar Silvio Merkaj.
Armando Dobra vazhdon të shënojë me fanellën e Çestërfilld dhe kështu është renditur në vendin e tretë. Vendi i katërt shkon për Rei Manaj dhe top 5-shja plotësohet me Nedim Bajramin.
PANORAMASPORT.AL