Suksesi i Bayer Leverkusen ka sjell festë në Gjermani, por jo vetëm. E gjithë bota e futbollit është bashkuar me gëzimin e tyre, më në fund i dhanë pak ngjyra një kampionati që çdo vit e më shumë po kthehej në një monolog nga ana e Bayern Munich. Ishin pikërisht drejtuesit e Bayern të cilët uruan të parët rivalët e tyre të Leverkusen:

“Alonsos, stafit të tij dhe mbi të gjitha klubit i bëj komplimente speciale. Futbolli i tij ishte inspirim për Bundesligën, thyen më në fund rrugëtimin e Bayern, por do të bëjmë gjithçka për të rifituar Bundesligën”, u shpreh drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl. Suksesi i Bayer Leverkusen, por mbi të gjitha i Alonsos mori faqet e para të mediave spanjolle:

“Kaiseri i ri”, shkruan AS në faqen e parë, titull shoqëruar me foton e Xabi Alonsos. Shijon në maksimum këtë sukses arkitekti i këtij ekipi, Xabi Alonso:
[embedded content]
“Ky titull i përket edhe trajnerëve të tjerë që kanë qenë këtu përpara meje. Jam shumë krenar që bëj pjesë e historisë së Leverkusen. Ky është një moment shumë special për klubin. Të fitosh për herë të parë Bundesligën pas 120 vitesh është diçka shumë speciale. Lojtarët e mijë janë të një niveli shumë të lartë, janë një skuadër e jashtëzakonshme. Jam shumë krenar për të gjithë. Është një nder të jem trajneri i tyre”, u shpreh Alonso përpara dushit me birra.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co