Jori Delli ka mahnitur ndjekësit e saj me stilin e saj të veçantë në fotografitë më të fundit që ka publikuar.
Në këto imazhe, bukuroshja është shfaqur duke e kaluar një ditë nëpër rrugët e qytetit, e veshur me një palë pantallona të shkurta në ngjyrë bezhë, të kombinuara me një këmishë të hapur në ngjyrë të kaltër.
Për të theksuar edhe më shumë stilin e saj unik, Jori ka vendosur mbi supe një bluze tjetër që i ka dhënë pamjen e saj më të veçantë dhe të rafinuar.
Dukjen e saj tërheqëse e ka përfunduar me një palë këpucë të rrafshëta në ngjyrë të kaltër të mbyllur, që përshtaten perfekt me dukjen.
Flokët e saj, të lëshuar në mënyrë të lirshme, janë kapur në disa fije mbrapa, duke krijuar një pamje të thjeshtë, por gjithsesi elegante.
Ky stil i rastësishëm dhe i shtruar me kujdes ka bërë që Jori Delli të tërheqë vëmendjen e të gjithëve dhe të përfitojë lavdërime për shijen e saj të shquar në modë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co