Ky dukej viti i Inter, sezoni ku mund të bënin gjëra të mëdha edhe në Champions, në një kohë kur në Serie A e kishin mbyllur prej kohësh çështjen titull. Kjo ide përforcohej edhe më shumë pas suksesit 1-0 në ndeshjen e parë, por zikaltërit “digjen” në Madrid, Atletico i rezervoi një surprizë të hidhur duke i nxjerr jashtë Champions League.
Ekipi i Simone Inzaghi-t praktikisht bën “vetëvrasje”, për më tepër që kaluan në avantazh në minutën e 33-të me Dimarco-n. Festa e Interit nuk zgjati shumë pasi dy minuta më vonë, Griezmann përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke rikthyer baraspeshën. Në pjesën e dytë, dy trajnerët bën disa zëvendësime, Inzaghi nuk preferoi Asllanin, ndërsa Simeone hodhi në fushë Depay në minutën e 79-të.
Në fundin e ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi holandez që realizoi një gol shumë të bukur duke bëre që ndeshja të shkonte në shtesë. Në këtë pikë të sfidës, Atletico tregoi edhe një herë superioritet, me Inter që mbeti në lojë fal Sommer. Me kalimin e minuta, dy ekipet u dorëzuan edhe nga lodhja duke bërë që fati i këtij takimi të vendosur nga ruleta e penalltive. Nga 11 metra distancë, ekipi i Inzaghit humbi përqendrimin duke gabuar 3 nga 5 penallti. Sanchez, Klaassen dhe Lautaro Martinez gabuan duke bërë që Atletico Madrid të siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League:
“Inter, kështu dhëmb”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Të gjithë jashtë”, shkruan Corriere, ku pas Lazio-s dhe Napolin, edhe Inter del nga Champions League.
Në Spanjë, mediat festojnë për këtë kualifikim të Atletico Madrid: “Me zemër dhe me Oblak”, ishte titulli i AS. “Ekstazë, brutal”, ishin disa nga titujt e tjerë të mediave spanjolle.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co