
Një epokë e re në parlamentin britanik do të fillojë të mërkurën me fjalimin e mbretit Charles. Fjalimi është pjesë e Hapjes Shtetërore të Parlamentit që mund të duket si krejt normale, por kjo ceremoni është e mbushur në fakt me rituale që datojnë mbi 500 vjet.
Edhe pse është monarku ai që mban fjalimin, është qeveria që e shkruan atë, me synimin për të përshkruar politikat e saj dhe legjislacionin e propozuar për seancën e re parlamentare. Një parlament mund të zgjasë deri në pesë vjet, por një seancë e re parlamentare fillon normalisht çdo vit.
E fundit që Mbreti dha për qeverinë e Rishi Sunak, u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar, por tani kemi një tjetër fjalim për të shënuar agjendën e qeverisë së re laburiste. Fjalimi është në thelb një deklaratë për shtyp për të përshkruar qartë agjendën e qeverisë dhe i jep opozitës mundësinë për ta kritikuar atë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co