
Laçi dhe Teuta kanë pasur një përballje në ditën e sotme, e cila vlente më shumë se tre pikët. Këto dy ekipe që shpeshherë kanë luftuar për zonën europiane, këtë sezon kanë vuajtur shumë dhe e kanë parë veten në zonën e ftohtë.
Sot ishte një përballje direkte për të treguar se kush mes dy skuadrave do të vuajë më pak deri në mbylljen e sezonit për t’iu larguar zonën së rënies, pasi “Final Four” është mision thuajse i pamundur. Laçi ka arritur të fitojë në shifrat 3-0 falë golit të Luiz në minutën e 26 dhe dopietës së Cordeiro në minutat 66 dhe 88. Me këtë fitore kurbinasit konsolidojnë veten në vendin e 5 me 30 pikë, ndërsa Teuta ndodhet në vendin e 8 me 24 pikë. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news