Fitorja bindëse e Real Madridit ndaj Osasunas 4-0 u la në hije nga tre dëmtime të reja të lojtarëve të klubit madrilen. Rodrygo, Eder Militao dhe Lucas Vazquez u larguan nga fusha gjatë ndeshjes.
Nisur nga informacionet e para, klubi madrilen do të ketë probleme serioze pasi sidomos në rastin e Militaos bëhet fjalë për dëmtime që do të bëjnë që futbollistët të kenë një pushim të gjatë.
Militao ka frikë se mund t’i ketë këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit dhe nëse vërtet kjo është diagnoza, ai do të ketë një pushim të madh dhe sezoni ndoshta ka përfunduar për të. Real Madrid ka konfirmuar se Rodrygo ka një dëmtim në muskulin e djathtë të kofshës. Lucas Vazquez ka një problem me aduktorin e majtë.
Reali ka pasur jo pak punë më infermierinë, teksa vetëm në këtë sezon ka pasur 23 lëndime dhe duket se dikush “i ka mallkuar” madrilenët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news