Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, i cili ndërro jetë në pandemi në një spital në Spanjë dhe që u kthye në atdhe pa zemrën në trupin e tij, ka hedhur dyshime se vonesat në kryerjen e një analize ADN-je në zemrën e të vëllait, mund të fshehë provat që hedhin dritë mbi të vërtetën.
Në një reagim për gazetaren Klodiana Lala, ajo ka deklaruar se Shqipëria nuk bën dot një analizë të tillë, për shkak se organi i zemrës, është ruajtur në formaline dhe kërkon që zemra të dërgohet në një laborator jashtë vendit.
Reagimi:
Jo, nuk është dhënë rrugë. Ministria e Drejtësisë nuk ka ndërmarrë hapa. Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me shkresat që ka prezantuar avokati jonë në Shqipëri. Dhe akoma presim. Muajt kalojnë, vitet kalojnë dhe ne pretendojnë të bëhet ADN e asaj zemre që pretendohet se është sjellë nga Spanja në IML në Shqipëri.
Zemra mbahet aty, 4 vjet, 3 vite u mbajt në Spanjë, një vit po mbahet në Shqipëri dhe nuk bëhet ADN. Në shkresat tona ne i kemi kërkuar prokurores së rastit, duke qenë se Shqipëria nuk ka mundësi të bëjë ADN, duke mos patur kushtet në institucionet tona, ne kemi të drejtën që ta cojmë zemrën jashtë vendit.
Në kërkuar të dërgohej në një laborator në Vjenë, Bruksel ose Madrid. Besoj nëse dërgohet letërporosi duke i kërkuar shtetit fqinj këtë ndihmën me pagesë, pagesa të kryhet nga familja, atëherë mund të bëhet. Ne nuk kemi asnjë lloj përgjigje. Ne nuk kemi ADN.
Ministri hesht për 4 vite rjesht. Në 4 vite një ADN kërkuam. Trafiku i organeve nuk mund të mbyllet pa një ADN, që është një provë e rëndësishme për t’u bërë.
ADN urgjent, nuk di si ta them. Me altropolant i kam shkuar z.Rama poshtë dritares duke i thënë ADN urgjent. Kam 4 vite që kërkoi një ADN, është shumë e lehtë kjo lloj prove, ku është misteri, çfarë sekreti ka këtu.,
Mundësitë janë dy, Saimiri është vrarë nga trauma nga 8 rojet e spitalit. Zemra lë shenjë, është organi kryesor që lë shenja. Një mjek ligjor gjatë autopsisë, mund të lexojë zemrën dhe mund të shohë traumën ose infarktin. Duke e fshehur këtë zemër për 4 vite, ajo zemër humb, humb prova. Ajo zemër nuk flet më. Humb prova. Nëse ADN del pozitive, ata fitojnë kohë për të mbuluar provën e vrasjen. Nëse del negative nuk kërkojmë asgjë nga Shqipëria le ta investigojë Spanja.
Kemi kërkuar kushtet sesi është transportuar zemra nga institucioni spanjoll drejt Shqipërisë, pasi zemra mund të dekompozohet nëse nuk zbatohen protokollet. Kërkojmë procesverbalin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co