
Të paktën 10 anëtarë të një familjeje, duke përfshirë pesë fëmijë të moshës nga tre deri në 16 vjeç, u vranë në një sulm ajror gjatë natës në një lagje në Rafah, në jug të Gazës.
Viktimat ishin zhvendosur disa herë nga lagjja Al-Zaytoun, në qytetin e Gazës, në veri të Gazës, në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve.
Një i afërm i familjes tha se mbesat dhe nipërit e tij po flinin të qetë pranë njëri-tjetrit, kur zona u godit.
“Ne nuk mund t’i identifikojmë ata, pjesët e trupave të tyre janë të shpërndara kudo”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co