Një fëmijë dy vjeçar ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë ditën e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente mjekësore.
Policia bën me dije se i mituri ka ngrënë aksidentalisht ilaçet në banesën e tij, dhe më pas është transportuar në spitalin e Sarandës.
Ndërkohë, pas ndihmës mjekësore në Sarandë, 2-vjeçari është transportuar në Tiranë me helikopter për ndihmë mjekësore të specializuar.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur 2 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht një sasi medikamentesh mjekësore, në banesën e tij.
2-vjeçari është transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co