
Shtëpitë e reperit të mirënjohur Sean “Diddy” Combs, i njohur gjithashtu si Puff Daddy, në Los Anxhelos dhe Majamit u bastisën nga agjentët e FBI të hënën si pjesë e një hetimi federal për trafikim seksual. Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së.
Autoritetet pohuan se do të kishte bastisje të mëtejshme në shtëpitë e lidhura me producentin e muzikës në Nju Jork dhe Çikago. Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga dy shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç.
Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut. Katër padi për sulme seksuale janë ngritur kundër një prej reperëve dhe milionerëve më të famshëm, duke përfshirë një të mitur. Ai ka mohuar akuzat ndaj dhe është e paqartë nëse hetimi ka lidhje me ndonjë nga akuzuesit.
🚨#BREAKING: Homeland Security are Raiding Rapper Sean Diddy’ Combs Homes in Los Angeles and Miami in Federal Sex Trafficking Probe⁰
📌#LosAngeles | #CaliforniaCurrently, Homeland Security, along with federal agents and other law enforcement, are conducting raids at the homes… pic.twitter.com/MsndtBWpe9
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) March 25, 2024
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co