Euro U-17 për vajza/ Shqipëria luan në Andorra ndeshjet e raundit të dytë, ky është kalendari i plotë i sfidave

euro u 17 per vajza shqiperia luan ne andorra ndeshjet e raundit te dyte ky eshte kalendari i plote i sfidave
euro u 17 per vajza shqiperia luan ne andorra ndeshjet e raundit te dyte ky eshte kalendari i plote i sfidave

Kombëtarja U-17 e vajzave do të zhvillojë në muajin mars ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë kategori. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është pjesë e grupit B3 së bashku me Andorrën, Izraelin dhe Bjellorusinë. Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen në Andorra në datat 4, 7 dhe 10 mars.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në këtë grup kundër Izraelit më 4 mars në ora 11:00, ndërsa më 7 mars do të përballet me Andorrën pritëse në ora 15:00. Më 10 mars, përfaqësuesja kuqezi do të përballet ndaj Bjellorusisë në ora 12:00.

Në ditët në vijim, trajnerja Cyme Lulaj do të zbardhë listën me futbollistet e thirrura për këto ndeshje, teksa skuadra do të nisë grumbullimin të dielën direkt në Andorra. Kombëtarja shqiptare është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë ngjitjen në Ligën A për edicionin e ardhshëm të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza.

Kombëtarja e vajzave U-17 – Turneu zyrtar i UEFA-s në Andorra

Izrael – Shqipëri, 04.03.2025, ora 11:00, Centre d’Entrenament FAF Santa Coloma

Shqipëri – Andorra, 07.03.2025, ora 15:00, Centre d’Entrenament FAF Santa Coloma

Shqipëri – Bjellorusi, 10.03.2025, ora 12:00, Centre d’Entrenament FAF Santa Coloma

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →