Eskalon në dhunë takimi mes serbëve dhe kosovarit të emëruar President në Këshillin Europian të Ndërtimit të Gjelbër

eskalon ne dhune takimi mes serbeve dhe kosovarit te emeruar president ne keshillin europian te ndertimit te gjelber
eskalon ne dhune takimi mes serbeve dhe kosovarit te emeruar president ne keshillin europian te ndertimit te gjelber

Në Zurich të Zvicrës, të shtunën e kaluar ishte aranzhuar mbledhja e parë e Këshillit Europian të Ndërtimit të Gjelbër, (Green Building Council) nën drejtimin e Presidentit të ri, afaristit të njohur kosovar Bledian Ramadani. Mbledhje kjo e filluar mirë, sipas pikave të ditës, ku u bë edhe zyrtarisht pranim-dorëzimi i detyrës për Presidentin e ri, por çuditërisht në pjesën ku fillon të debatohet zgjedhja e këtij te fundit, përfaqesuesit serb janë ata të parët që kërkojnë fjalen me ngulm dhe me nxitim.

Dhe, siç mëson Periskopi gjatë fjalimit të tyre ata vunë etiketime raciste dhe ofendime të vazhdueshme drejt Ramadanit dhe kolegëve të tij që sipas tyre e përkrahën atë të vij sot në këtë pozitë. Pas replikave të shumta ndërmjet anëtareve, Ramadani kërkon replikën e tij dhe fillon të kërkojë nga pala serbe që të kërkoj falje, jo që ndihet i fyer personalisht, por duke ju kërkuar që ta respektojnë postin e Presidentit, pa marrë parasysh se aty është dikush që ata nuk e duan.

Por, këtë gjë ekipi serb i përbërë nga biznesmen të ndryshëm nuk e benë, dhe ndër të tjera ata filluan edhe fyerjen e rënde drejtuar Ramadanit, për lidhjet biznesore dhe ndikimin qe ai ka neper Ballkan, duke tentuar t’i veshin skandale të shumta biznesore apo sic i quajnë ata “krime ekonomike” nëpër të cilat Ramadani kinse është përfshire dhe i ka udhëhequr me sukses.

Pas një pauze pak minutëshe me disa nga këshilltaret e tij, Ramadani rikthehet dhe fillon shpjegimin e rregullores duke shtuar ndër tjerash që pozita e Presidentit atij i dhuron të drejtën e vetos si për perjashtim po ashtu edhe per anëtaresim, dhe pa hezitim ai thote se më pak se një orë pas marrjes së ketij posti ai detyrohet të shfrytezoje këtë mundësi duke përjashtuar menjëhere dhe ngrirë te gjitha financimet për Republiken e Serbisë që nga ky moment, dhe hyn ne fuqi menjehere.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →