Është rritur edhe në aspektin që na duhet te Shqipëria, vlerësimi për Kristjan Asllanin kundër Lacios

eshte rritur edhe ne aspektin qe na duhet te shqiperia vleresimi per kristjan asllanin kunder lacios
eshte rritur edhe ne aspektin qe na duhet te shqiperia vleresimi per kristjan asllanin kunder lacios

Kristjan Asllani e nisi si titullar takimin mes Interit dhe Lacios, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit fituan në shifrat 2-0, ndërsa do të kalojnë në turin tjetër ku do të përballen në derbin me Milanin. Për shkak të kartonit të verdhë të marrë në mbrëmjen e djeshme, Asllani do të humbas ndeshjen e parë kundër kuqezinjëve, por do të jetë gati në të dytën.

Sa i përket takimit të djeshëm, shqiptari iu afrua golit në minutën e fundit të pjesës së parë teksa goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. Ai është vlerësuar me notën 6.5, ndërsa në mediat italiane theksohet se Asllani është përmirësuar shumë në mbylljen e hapësirave në mbrojtje, pjesën e tij më të dobët. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →