
Në fund të sezonit, Bayern Munich do t’i thotë lamtumirë Thomas Tuchel dhe do të njoftojë se kush do të jetë trajneri i ri për vitin e ardhshëm. Alternativat janë të shumta dhe mediat kanë filluar thashethemet rreth pasuesit të mundshëm të Tuchel.
Në krye të listës së drejtuesve gjermanë është Xabi Alonso, tekniku i Bayer Leverkusen që po bën mrekullinë me Aspirinat (Shumë pranë titullit), pasi po thyhet hegjemonia e Bayern në kampionat.
Sipas Sport Bild, bavarezët po eksplorojnë edhe horizonte të tjera, Zinedine Zidane është gjithashtu ndër profilet e vlerësuara . Nuk përjashtohet mundësia që Bayern në sezonin e ardhshëm të drejtohet nga dyshja Ribery-Zidane. Të presim e të shohim, me verën që do të shuajë të gjitha enigmat.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co