
Është zbuluar identiteti i 26-vjeçarit shqiptar, i cili ditën e sotme u përplas me skuadrën “DIAS” të policisë greke, në tentativë për t’iu shmangur kontrollit.
Policia u detyrua të hapte zjarr ndaj gomave të mjetit deri sa arriti të kapte shqiptarin, ndërkohë që i sekuestroi 20 kg marijuanë te fshehur në makinë.
Sipas burimeve policore, 26 vjecari i arrestuar është Redon Alfred Myrdini nga Fieri. Myrdini është shoqëruar në Komisariatin e Agio Pantaleimona, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë. Nga përplasja e mjeteve dhe të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co