EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Athinë, identifikohet i plagosuri shqiptar! 36-vjeçari i dënuar më parë për vrasje  

emri te shtenat me arme zjarri ne athine identifikohet i plagosuri shqiptar 36 vjecari i denuar me pare per vrasje





































Florian Bajraktari është shqiptari që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Athinës, Greqi.

greqi

Mësohet se ai mbeti i plagosur nga një përplasje me armë zjarri rreth orës 18:00 dhe tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Nga të dhënat, bëhet e ditur se 36-vjeçari shqiptar nuk është emër i panjohur për autoritetet greke.

Në vitin 2006, ai është arrestuar për vrasje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur ne Lasithiou, Greqi.

Ai është liruar me kusht në vitin 2018 dhe në vitin 2020 është arrestuar ne Kalithea të Athinës për lojëra fati.

Policia në vendngjarje ka gjetur 7 gëzhoja, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →