
Të tjera detaje zbardhen për plagosjen e ndodhur në Shkodër këtë të diel.
Mësohet se i plagosuri është Renaldo Kola, 29 vjeç. Ndërsa, autori është identifikuar si Marjo Kroni.
Dyshohet se i plagosuri dhe autori janë të afërm me njëri-tjetrin.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Koka, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
(balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co