
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Kevin Cungu 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.
Kevin Cungu është emër i njohur për policinë ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Kujtojmë që në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja. Ndërkohë për sa i përket ngjarjes, ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15 vjecare. Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15 vjecarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co