Elseid Hysaj u largua i dëmtuar nga fusha, zv. trajneri: Dukej lëndim i dhimbshëm, ai është një lojtar fantastik

elseid hysaj u largua i demtuar nga fusha zv trajneri dukej lendim i dhimbshem ai eshte nje lojtar fantastik
elseid hysaj u largua i demtuar nga fusha zv trajneri dukej lendim i dhimbshem ai eshte nje lojtar fantastik

Elseid Hysaj la përpara kohe fushën e lojës mbrëmjen e sotme. Mbrojtësi shqiptar po shfaqte një nivel mjaft të mirë loje kundër Kaljarit, por një dëmtim bëri që të dilte përtej vijave kufizuese. Zëvendëstrajneri i Lacios ka deklaruar pas ndeshjes se lëndimi i Hysajt dukej tepër serioz, megjithëse ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare  për shkallën e tij.

“Ishte e dhimbshme. Shpresojmë që dëmtimi të mos jetë shumë i keq. Ai është një lojtar fantastik. Ne e vlerësojmë shumë atë (Hysajn). Lëndimi dukej mjaftueshëm i rëndësishëm. Do të kryejë të gjitha vizitat e duhura. Shpresojmë të mos mungojë shumë gjatë. Jemi një skuadër që shpenzojmë shumë në stërvitje, edhe atë që luajnë pak, janë të gjithë të përfshirë”, ka deklaruar Fabricio Del Roso./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →