
Rrjeti social “X” i Elon Musk ka paditur një grup reklamuesish dhe kompanish të mëdha, duke i akuzuar se janë dakorduar në mënyrë të paligjshme ta “bojkotojnë” faqen.
Paltforma sociale ka paraqitur një padi ndaj gjigantëve si Unilever e Mars, kompanisë private të kujdesit shëndetësor “CVS Health” dhe firmës së energjisë së ripërtritshme “Orsted”, si dhe një shoqate tregtare të quajtur Federata Botërore e Reklamuesve (WFA). Padia është paraqitur në një gjykatë në Teksas.
Platforma “X” pretendon se ky “bojkot” e ka privuar “nga miliarda dollarë të ardhura”.
Ekspertët ligjorë thonë se rasti nuk ka shumë gjasa të jenë i suksesshëm, pasi do të jetë e vështirë të dëshmohet se ka ndonjë marrëveshje të fshehtë mes kompanive.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co