Elbasani dhe Egnatia mbajnë vendet e fundit, njihuni me ekipet që kanë moshën më të re në Superiore

elbasani dhe egnatia mbajne vendet e fundit njihuni me ekipet qe kane moshen me te re ne superiore

Në kampionatin “Abissnet Superiore” janë luajtur deri më tani 12-të javë dhe në krye të renditjes qëndrojnë Partizani dhe Vllaznia me pikë të barabarta 21. Të kuqtë regjistrojnë 5 fitore, 6 barazime dhe vetëm një humbje, ndërsa kuqeblutë 6 triumfe, tre barazime dhe tre disfata.

Në bazë të statistikave Partizani është ekipi me moshën mesatare të katërt më të re në “Abissnet Superiore” 23.9, ndërsa Vllaznia mban vendin e pestë 24.0

Laçi është ekipi me moshën mesatare më të re 22.6, ndërsa pas bardhezinjve vjen Skënderbeu me 23.0 . Bylis mban vendin e tretë, ndërsa AF Elbasani është ekipi me moshën më të madhe mesatare 26.6. Mesatarja e moshës e ekipeve këtë edicion në “Abissnet Superiore” është 24.4 . Në krahasim me sezonin e kaluar ka një rritje të vogël, pasi në edicionin 2023/2024 mosha mesatare ka qenë 24.3 .

Në dhjetë sezonet e fundit mosha më e re mesatare ka qenë në edicionin 2020/2021 me 24.1 .

elbasani dhe egnatia mbajne vendet e fundit njihuni me ekipet qe kane moshen me te re ne superiore

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →