Xhevahir Sukaj, ish sulmuesi i famshëm i Vllaznisë dhe Partizanit, në një intervistë për News24, theksoi se këtë sezon ëndërron një finale mes këtyre dy ekipeve, por titullin e dëshiron në Shkodër. Sukaj analizoi në “Sport News” këto dy ekipe dhe përballjen mes tyre të diel, ndërsa shpreson që mes katër ekipeve të para të jetë edhe Tirana, një ekip i madh ndaj të cilit ka shumë kujtime:
-Sukaj, çfarë do të thotë për ty kjo sfidë, çfarë përfaqëson për ty një përballje Partizani-Vllaznia?
Vllznia më ka rritur, kam dalë nga Shkodra. Kam emocione të papara. Kam një dhomë të madhe ku kam kujtimet më të gjithë ekipet, por Vllaznia zë pjesën më të madhe. Ndeshje shumë e bukur, të dyja janë pretendete, të dyja kanë bërë një sezon me ulje-ngritje. Vllaznia e nisi keq, por pas janarit bëri një paraqitje shumë të mirë, më mirë se çdo ekip tjetër, ka 2-3 javë që ka rënë pak, por kështu është futbolli, por mendoj se do të jetë një sfidë shumë e bukur, besoj se do të jem edhe në stadium, kam kohë që nuk shkoj, shpresoj ta shijoj
[embedded content]
-Cili është kujtimi më i bukur që ke nga kjo përballje, apo goli më i bukur?
Me Partizanin i kam shënuar Vllaznisë, edhe me Vllazninë, me sa kujtoj, i kam shënuar Partizanit. Nuk kam ndonjë kujtim specifik, pasi kanë pasur pak përballje ndërmjet tyre, por nëse më duhet të veçoj, veçoj golat që i kam shënuar Tiranës, si me Vllazninë edhe me Partizanin. Është edhe rastësi, nuk kam gjë me ekipin e Tiranës, por ndaj tyre kam shënuar disa gola shumë të bukur, me Vllazninë i kam shënuar nga larg, në derbi gjithashtu kam shënuar gola deciziv, i konsideroj këta si golat më të veçantë.
-Ke do preferon, një derbi Partizani-Tirana, Vllaznia-Tirana, apo Partizani-Vllaznia, kë ke ndjerë më shumë në karrierën tënde?
Kur kam luajtur me Vllazninë e kam ndjerë kur luaja kundër Partizanit. Ndërsa kur luaja për Partizanin nuk e ndjeja shumë ndeshjen me Vllazninë, kisha siklet. Kurse kur luaja kundër Tiranës kisha emocione të forta. Për ne në Shkodër ka shumë rëndësi ndeshja me Tiranën, kjo ishte ndeshja më e rëndësishme, Vllaznia-Tirana. Gjithashtu, edhe derbi, kur isha pjesë e Partizanit, ishte kryefjala. Ndaj e theksoj, që ndeshjet më të rëndësishme kanë qenë kur luaja kundër Tiranës
-Ke një peng nga karriera juaj me këto dy klube, psh, Salihi kishte peng që nuk doli kampion me Vllazninë…
Edhe unë e kam peng që nuk dola kampion me Vllazninë, i kemi pasur mundësitë, e kemi humbur një herë kampionatin me Tiranën në javën e fundit. Një njeri që arrin disa gjëra në futboll, thotë si nuk arrita edhe disa gjëra të tjera, por ky ka qenë “kismeti”. Do kisha pasur shumë dëshirë të dilja kampion me Vllazninë dhe Partizanin, por nuk ka qenë e shkruar.
-Si e sheh sot këtë përballje, ke sheh favorit?
Ndeshje e fortë, ndeshje e bukur. Kam përshtypjen që favorit është Partizani në këtë sfidë, duke parë edhe formën e Vllazninë në këto javët e fundit, por është një ndeshje e hapur, është e vështirë të flasësh për favorit. Unë kam qejf të dalë barazim
-Në Shkodër të gjithë ëndërrojnë titullin, është kthyer si një mallkim, a e ka potencialin ky ekip për të fituar titullin?
Në Shkodër gjërat i kërkojnë me ngulm, edhe që i mungon prej kaq shumë vitesh. Në Shkodër po bën shumë ndryshime kohët e fundit, ishalla po vjen edhe titulli. Besoj se këtë vit është pretendenti kryesor, duke parë edhe sezonin që ka bërë pas janarit, ka qenë ekipi më i mirë. Shpresoj që ta kalojë sa më shpejt këtë moment dhe të jenë pretendent. Unë me shpirt dhe me zemër e dua titullin në Shkodër. Le të qëndrojmë tek ajo ideja, mqs në Shkodër po vazhdojnë ndryshimet, të vazhdojë edhe te titulli, të kthej në Shkodër.
-Titulli është kusht edhe për Partizanin, vetëm ky objektiv i ka mbetur, kë shef më lart nga këto dy ekipe në këtë garë, kë sheh favorit?
Partizani është një ekip i investuar shumë, unë kam marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e Partizanit. E di që investohet shumë, bëhet maksimumi për ekipin, edhe më shumë se në Shkodër. Partizani është një ekip që të “pickon” kur e ka momentin. Ekipet e kanë frikë Partizanin, pa diskutim. Mendoj që në katërshe, ekipet kanë më frikë Partizanin se sa Vllazninë, sepse është një ekip i kryeqytetit, me influencë të madhe, ndeshjet do të luhen në kryeqytet. Gara është e hapur, Partizani është kryesor, nuk diskutohet. Unë shpresoj që të mos përplasen mes tyre dhe të shkojnë bashkë në finale, por unë anoj nga Vllaznia
-Në mes është edhe Kupa , Vllaznia është ende në lojë, a mund ta përmbys Egnatian?
Nëse Vllaznia merr një rezultat pozitiv Partizanin, me shumë mundësi e ka më të lehtë të kalojë edhe Egnatian. Vllaznia në Shkodër i bën ndeshjet shumë mirë, tregon që mposht çdo kundërshtar kur është në ditën e tyre më të mirë. Unë mendoj se do ta kalojë Egnatia, plus që Egnatia ka pasur dhe një fatkeqësi me Dwamena, ai djalë ishte i papërmbajtshëm. Egnatia është një ekip i fortë, por Vllaznia ka më shumë shanse për të kaluar, pavarësisht humbjes 1-0 në ndeshjen e parë
-A e shpëton Kupa sezonin e Vllaznisë, a mjafton një trofe për ta quajtur sezonin të suksesshëm, ku mund të triumfojë në këndvështrimin tënd?
Vllazninë nuk e shpëton Kupa, Kukësin po e shpëton Kupa, por jo tre ekipet e tjera. Janë ekipe që janë ndërtuar për të dalë kampion. Kupën e “falin” ata, nuk i intereson, i intereson vetëm titulli
-Po Tiranën Sukaj, e sheh diku në valle, në kampionat apo në Kupë?
Tirana ka bërë një sezon jo të mirë. E përgëzoj për shitjet që ka bërë, si në rastin e Muçit, ashtu si edhe Partizani Skukën. Më vjen keq për Tiranën, për sezonin që po bën. Dua ta shoh Tiranën mes katër ekipeve të para, pavarësisht se mund të mbesë hatri dikujt tjetër, por Tirana është ekip i madh, është një ekip që me këdo përplaset dhuron emocione, ndeshje të bukura, tifozllik, më vjen realisht shumë keq
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co