Kristian Shpendi është një ndër sulmuesit me potencialin për të kaluar në Kombëtaren A.
Pjesë e Shpresave në këto kualifikuese, 21-vjeçari i lindur në Itali shprehet jo i lumtur për këto kualifikuese të Europianit U-21 për vitin 2025. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai thotë se me pak besim, ekipi mund të kualifikohej. Ndër të tjera, Shpendi flet edhe për takimin me Silvinjon, aventurën në Serinë B dhe objektivat që ka këtë sezon me Çezenën si dhe thirrja që i ka bërë vëllait të tij binjak Stiven i cili luan për Kararezen.
Kristian, e mbyllët me fitore ndeshjen e fundit në shtëpi me Armeninë, si shkuan këto kualifikuese në përgjithësi?
Jemi të lumtur që arritëm ta fitonim këtë ndeshje, edhe pse kishim shumë raste për ta mbyllur. Kemi gabuar shumë përpara portës dhe kjo është diçka që duhet të shohim dhe ta përmirësojmë në të ardhmen. Por, sa i përket kualifikueseve, nuk jemi të lumtur sepse po të kishim më shumë besim, mund të arrinim edhe kualifikimin. Rezultatet, por edhe loja e kundërshtarit bënë që të mos arrinim dot të kalonim në fazën tjetër.
A mendon se një ditë mund të mbash veshur fanellën e Kombëtares A?
Po, është diçka që e dëshiroj shumë. Do të kërkoj të jap maksimumin në klubin tim dhe do të shoh nëse mund të bëhem pjesë e skuadrës së parë.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
KRISTI SEJATLLARI -PANORAMASPORT.AL