Odise Roshi nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares tonë. Lojtari ka zgjedhur që të tërhiqet nga Shqipëria, ndërsa pak ditë më parë u bë edhe ceremonia e tij e largimit dhe falenderimit. Ndërkohë sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka zgjedhur që t’i dedikojë një shkrim të veçantë Odise Roshit në rrjetet sociale.
“Faleminderit shumë për cdo gjë, ti ishe si një vëlla i madh për mua. Ke bërë shumë për Kombëtaren, do të kem gjithmonë respekt për ty si njeri dhe si lojtar. Edhe njëherë faleminderit legjend”, shkruan Broja. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news