
TIRANE
Kjo e shtunë do të jetë e veçantë për të gjithë artdashësit dhe të apasionuarit pas traditës. Në zemër të Tiranës tek Pazari i Ri, do të organizohet një event i veçantë për të promovuar vallet tradicionale dhe artizanatin e rinj.
Aktiviteti, i titulluar “Youth Folk&Artisan”, synon të sjellë në vëmendje talentet e të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e kulturës së vendit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë paraqitjet e ansambleve të rinj dhe të njihen me punën e artizanëve të talentuar.
Eventi, i cili organizohet falë mbështetjes së Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të nisë nesër në orën 17:30, dhe është hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen në këtë festë të kulturës dhe artizanatit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co