
Një person i seksit mashkull është vetëhedhur mbrëmjen e sotme nga pallati ku banonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetari Ilmi Saliaj.
Viktima është një 20-vjeçar, thonë burime informacioni nga Patosi, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
[embedded content]
“Patos/Informacion paraprak
Rreth orës 21:40, në Patos, Fier, shtetasi R. M., rreth 20 vjeç, i cili vuante nga sëmundje të shëndetit mendor, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co