
Një 27-vjeçare shqiptare nga Deçani, e identifikuar si Vitesa Kukalaj, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Zvicër.
Lajmin për vdekjen e 27-vjeçares e kanë dhënë familjarët e saj në rrjetet sociale, raportojnë mediat e Kosovës.
Sakaq, mësohet se policia dhe Prokuroria në Zvicër po e hetojnë rastin si vdekje të dyshimtë.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se më e dashura jonë Vitesa (Amir) Kukalaj, në moshën 27 vjeçare papritmas ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër me datë 06.06.2024 ( e enjte), në orën 14:00, në varrezat e fshatit Voksh.
E pamja vazhdon dy ditë pas varrimit në fshatin Voksh. Vitesa iku në moshë të re duke na lënë përjetë të pikëlluar. Do të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri!”, thuhet në njoftimin e familjes.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co