Një nga menaxherët e Kajl Uoker, që bëri të mundur transferimin e tij nga Mançester Sitit te Milani, është nën hetim nga policia për prodhim dhe shpërndarje lëndësh narkotike. Majkëll Renkin, pjesë e grupit që transferoi mbrojtësin, tani është në qendër të hetimit policor.
Ish-futbollisti 40-vjeçar, një nga konsulentët e kompanisë së menaxhimit që merret me Uoker si dhe me emra të tjerë të njohur si Kol Palmer, ishte me mbrojtësin pak ditë më parë kur ai nënshkroi me klubin italian. Por pas kthimit në Angli, banesa e tij u bastis nga policia.
Ajo gjeti atje 90 rrënjë kanabisi si dhe materiale për prodhimin e lëndëve narkotike, për një vlerë rreth 75 mijë paund. Mediat britanike shpjegojnë se Rankinë për momentin po hetohet në gjendje të lirë për këtë aksion policor që ndodhi vetëm 48 orë pas prezantimit të Uoker te Milani.
PANORAMASPORT.AL