
“Zonja e Vjetër” triumfon në derbin e Italisë. Juventusi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Interin. Pjesa e parë foli për zikaltrit, të cilët dominuan lojën dhe iu afruan më tepër golit, por pa mundur ta dërgonin topin në rrjetë.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të lojës lojtarët e Juventusit hynë dukshëm me një tjetër ritëm në fushë. Në minutën e 74-t Kolo Muani vallëzoi me topin në zonën e Interit, duke dhënë një asist për Konseisaon. E majta e këtij të fundit e dërgoi topin në rrjetë dhe ngriti peshë tifozët e pranishëm në stadium.
Kaq mjaftoi që Juventusi të merrte tre pikët këtë mbrëmje dhe t’i hiqte Interit nga duart vendin e parë në renditje. Ndërkaq, “zonja e vjetër” tashmë është ngjitur në vendin e 4-t në renditje në kuotën e 46 pikëve./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news