
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Këshilli i Europës ka informuar për diskutimet që do të mbahen këto dy ditë në këtë strukturë europiane në Strasburg.
Përmes një videomesazhi Basha thekson se sot dhe nesër do të votohet dhe diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në KS, por edhe për propozimin e tij për bllokimin e aseteve ruse, për t’i shkuar infrastrukturës ukrainase.
“Ju përshëndes nga Këshilli i Europës. Nesër me votë, 46 vende do të votojnë për anëtarësimin në KS të Kosovës. Dy ditë historike sot dhe nesër. Nesër do të debatohet dhe votohet edhe propozii im për kondiskimin e aseteve të Federatës ruse dhe vendosjes së tyre në dispozion të infrastrukturës. Do ju mbaj të informuar. Ju përshëndes nga Strasburgu dhe ju uroj një javë të mbarë”, tha Basha në videomesazhin e tij.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co