“Duhet riformatim i dialogut me Serbinë”, Krasniqi: Do të ndryshojmë Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit

duhet riformatim i dialogut me serbine krasniqi do te ndryshojme marreveshjen e brukselit dhe ate te ohrit
duhet riformatim i dialogut me serbine krasniqi do te ndryshojme marreveshjen e brukselit dhe ate te ohrit

Kryetari i Partisë Demokratike në Kosovë, Memli Krasniqi, ka deklaruar se është i nevojshëm një riformatim i dialogut me Serbinë.

Ai u shpreh se marrëveshjet e arritura gjatë mandatit të qeverisë Kurti duhet të ndryshohen, ndërsa shtoi se partia e tij e sheh si të pa pranueshëm draftin për krijimin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për Kosovapress, ai dha zotimin për angazhim në dinamizmin e dialogut në rast se PDK-ja del fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe theksoi se marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, mund të ndryshohen.

“Ajo marrëveshje ka hapësirë për t’u ndryshuar, pavarësisht se neve na e ka bërë obligim shtetëror zotëri Kurti. Unë jam i bindur se ne do të arrijmë që të kishim mbështetje ndërkombëtare për të pasur një proces që rikthehen fokusin te njohja e ndërsjellët”, ka thënë Krasniqi.

Ai e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se ka pranuar draftin e propozuar nga BE-ja për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dokument të cilin e ka quajtur të papranueshëm.

“Nuk ka asnjë mundësi që një draft që e përmban në preambulën e vet rezolutën 1244 dhe po ashtu njëfarë lloj arbitrazhi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes atij asociacioni, sikur të krijohej, dhe i institucioneve qendrore, është absolutisht e papranueshme sepse unë besoj që del jashtë kornizës kushtetuese të vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.

Tek foli për veriun, kryetari i partisë më të madhe opozitare e akuzoi kryeministrin edhe për, siç tha, instrumentalizimin e Policisë.

“Ne mund të themi se ka kontroll policor më shumë sot atje. Sovranitet ka ashtu siç ka pasur në të kaluarën. Gjatë kësaj periudhe ka pasur një tentim të cenimit të sovranitetit me sulmin terrorist në Banjskë, i cili për hir të policisë është shmangur dhe ka rezultuar me një situatë të re. Ajo çka i takon Kosovës si një shtet demokratik, liberal dhe modern është që të krijohen kushte që të gjithë qytetarët të ndihen të barabartë”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, qasja aktuale e qeverisë ka rrezikuar edhe përjashtimin e Kosovës nga Procesi i Berlinit dhe CEFTA. Ai konstatoi se raportet ndërkombëtare janë në nivelin më të ulët, për shkak të politikave të kryeministrit Kurti që i cilësoi të gabuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →