
Në Izrael, sirenat këtë paradite kanë paralajmëruar një sulm të mundshëm me dron. Prej disa ditësh vendi po përgatitet për një sulm në dy drejtime; njëri i nisur nga Hezbollahu dhe tjetri nga Irani. Por, Houthi-t gjithashtu kanë bërë të ditur se po përgatisin një sulm në shkallë të gjerë kundër Tel Avivit.
Sot një dron i lëshuar nga Libani ka goditur veriun e Izraelit duke plagosur dy persona. Njëri nga të lënduarit mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Droni sulmoi në zonën e Nahariya, por sistemi mbrojtës Iron Dome e kapi atë në ajër dhe e shpërtheu. Të plagosurit, një burrë dhe një grua mësohet se kanë marrë lëndime nga rënia e mbetjeve të dronit të shkatërruar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co