SHBA
Ish-presidenti Donald Trump ka lënë spitalin ku i janë kryer të gjitha ekzaminimet e mundshme dhe është rikthyer në shtëpi në New Jersey pas sulmit me armë gjatë një mitingu në Pensilvani.
Shërbimi Sekret bëri të ditur se një person u vra në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Agjentët qëlluan per vdekje autorin në vendngjarje, thuhet po ashtu në komunikatë. Emri i tij nuk u bë i ditur, e as motivi i mundshëm. Trump tha se u qëllua me një plumb që i “shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”. “E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.
Incidenti ndodhi pak ditë përpara Konventës Kombëtare Republikane, në të cilën Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co