Milani arriti të fitonte në shifrat 1-3 kundër Real Madrid. Një fitore e madhe e kuqezinjëve që tejkaluan të gjitha pritshmëritë. Fonesca nuk e fshehu lumturinë në përfundimin e takimit. Trajneri i Milanit e ka tepruar disi, teksa pas kësaj fitore ka kërkuar vetëm ndeshje të mëdha pasi sipas tij, ekipi që drejton, nuk është për të luajtur në nivele të ulëta si ndaj Cagliari apo Monza.
“Ne fituam pasi lojtarët erdhën këtu pa frikë. E përgatitëm ndeshjen që të mbanim topin. Në 45 minutat e para ishim shumë mirë, në pjesën e dytë kemi vuajtur më shumë dhe ia dolëm të gjithë bashkë. Kemi treguar kualitet të madh. Nuk e pranoj kur njerëzit thonë se kemi luajtur futboll mbrojtës italian. Sot treguam pikërisht që ekipet italiane nuk dinë vetëm të mbrohen. Kemi pasur qetësinë për të qarkulluar topin dhe për të sulmuar atëherë kur duhet.
Të luash me Cagliarin dhe Monzën është më e vështirë se të luash kundër Real Madrid. Sigurisht, Reali është një prej ekipeve më të forta në botë, por të jep më shumë hapësirë për të luajtur dhe duelet janë 1 kundër një”, tha Fonesca. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news