Sali Berisha teksa doli nga banesa e tij për t’iu drejtuar SPAK foli shkurt për gazetarët duke thënë se ndihet më i motivuar se kurrë.
Vendimin që pritet të merret sot ai e quajti politik, por tha se do t’i djegë mandatin e 4 Edi Ramës.
I pyetur nëse ka një kandidat rezervë për kryeministër, Berisha u përgjigj: Këtë e do Edi Rama, por jo nuk do ja caktojnë kurrë as kandidatin, as kryeministrin dhe as kryetarin e PD.
Pyetje: Si ndiheni?
Berisha: Ndihem më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.
Pyetje: Çfarë prisni sot?
Berisha: Sot pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atrore për të siguruar mandatin e katërt, por ata do tja djegim.
Pyetje: A keni kandidat rezerve për kryeministër nëse gjerat shkojnë keq
Berisha: Këtë e do edi rama, por jo nuk do ja caktojnë kurrë as kandidatin, as kryeministrin dhe as kryetarin e PD. Ne duam tu rikthejme shqiptareve voten e lire, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozites.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co