Do të martohet këtë verë? Bora Zemani flet për “golin e fundit” të jetës

do te martohet kete vere bora zemani flet per golin e fundit te jetes
do te martohet kete vere bora zemani flet per golin e fundit te jetes

TIRANE

Sa herë emri i saj përmendet në mediat rozë, është e pamundur të mos gjesh mes tyre tituj për shtatzëni apo për martesë. Tashmë edhe publiku është mësuar të ngrejë pikëpyetje sa herë Bora duket pak më e shëndoshë apo sa herë nis vera për të bërë pyetjen tjetër: kur do martohesh?

E ftuar dje në “Top Arena”, Bora Zemani foli për “golat e jetës”, mes të cilëve ajo renditi disa periudha të rëndësishme në karrierën e saj televizive, por edhe “eksperimentet” në fusha të tjera si baleti dhe muzika. Megjithatë, asnjë “gol” nuk mund të krahasohet me më të rëndësishmin, Arborin, djalin e saj.

Më tej, Bora e pati të vështirë ta mbante të qeshurën kur u pyet për “golin e fundit”, siç e quajti Manushi – martesën me Donaldin.

“Ka zëra që ti martohesh këtë verë…” – i tha Manushi Borës. Ajo qeshi, por nuk dha asnjë konfirmim: “Ti qeshe, qenka e vërtetë…” – vijoi Manushi, por Bora e ka dëgjuar këtë lajm për veten edhe herë të tjera.

“Shtatzënia dhe martesa ime komentohen gjithmonë. Por unë di të them që me martesë, pa martesë, Donaldi është një nga golat e jetës sime” – tha Bora dhe me kaq e mbylli pa konfirmim.

Tani fillon “hetimi”: është apo jo e vërtetë dasma e Borës dhe Donaldit këtë verë?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →