Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta njoftoi mbrëmjen e sotme se ka dorëzuar në gjykatë padinë për divorcin zyrtar me Monika Kryemadhin.
Teksa muajt e fundit çifti ka pasur tensione në daljet e tyre publike, Meta bëri sot dhënien fund të martesës së kryer para më shumë se 25 viteve, në 29 Tetor të vitit 1998.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dokumentin që përmban padinë e ish-Presidentit të Republikës, të dorëzuar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Në padinë e dorëzuar nga Meta vihet re se ky i fundit ka si adresë banimi selinë e Partisë së Lirisë, ndryshe nga Kryemadhi e cila banon në zonën e “Kodrës së Diellit”, çka tregon se të dy nuk jetojnë as nën të njëjtën çati.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co