Dita e Ashures/ Baba Mondi në ceremoninë e festës së bektashinjve: Ju uroj mëshirën dhe dhembshurinë e Zotit! Samarxhi: Paqe e harmoni për të gjithë besimtarët

dita e ashures baba mondi ne ceremonine e festes se bektashinjve ju uroj meshiren dhe dhembshurine e zotit samarxhi paqe e harmoni per te gjithe besimtaret



































Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar ditën e sotme ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”.


Gjatë fjalës së tij drejtuar besimtarëve, Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi kërkoi që të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët.

“Të nderuar besimtarë e klerikë, trupi diplomatik, e nderuar deputete e Gjermanisë, vëllezër nga e gjithë bota, Zoti ju nderoftë. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Hashurës, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve.

Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit”, theksoi Baba Mondi.

44

Ndërsa gazetari Ferdinand Samarxhi, në një transmetim live në studion e News24, uroi besimtarët.

“Historia e Imam Hysenit është drithëruese por e ndritshme. Kjo bashkëjetesë, harmoi dhe bashkëveprim duhet të shohë nga e ardhmja dhe zhvillimi. Imam Hyseni dhe 72 luftëtarë ranë dëshmorë në Qerebala. Qerbelaja është histori dhe ndaj bektashinjtë janë të lindur me profetin Muhamed. Vlen të theksojmë se luftëtarët për të mbijetuar gatuan vetëm ashuren.

Mesazhi i përcjellë është për paqe, harmoni dhe dashuri për të gjithë besimtarët. I uroj gjithë besimtarëve që kjo ditë e përkujtimit të kësaj epopeje, njerëzit, Imam Hysniu luftoi për lirinë e jetës”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →