Disfata ndaj Dinamos, Gvozdenovic: Luajtëm mirë në pjesën e parë, e vonuan shumë lojën, s’kam koment për penalltinë

disfata ndaj dinamos gvozdenovic luajtem mire ne pjesen e pare e vonuan shume lojen skam koment per penalltine
disfata ndaj dinamos gvozdenovic luajtem mire ne pjesen e pare e vonuan shume lojen skam koment per penalltine

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat pas humbjes 1-0 me Dinamon.

“Për mendimin tim ne ishim më mirë në pjesën e parë. Ata rrezikuan nga fillimi me topa të gjatë, më pas ne dominuam. Nuk dua ta komentoj penalltinë, nuk e di nëse ishte apo jo. Më pas loja u bë me shumë faulla dhe u bë e vështirë. Ne kishim 4 sulmues ne 30 minutat e fundit. Ne humbëm, por ky është futbolli.

“Në pjesën e dytë nuk kishim mundësi të luanim futboll. Dinamo vononin lojën, kishte faulla shumë. Ata vononin nga portieri dhe linja mbrojtëse edhe ishin vetëm 5 minuta shtesë. Dinamo ishte në pjesën e dytë shume e qetë pasi shënuan shumë shpejt me penallti. Ata më pas luajtën vetëm me kundërsulme.

“Roli i Liços në fushë? Në pjesën e dytë luajti në rol jonatyral, ndërsa në të parën po. Në pjesën e parë ai gjuajti 2-3 herë drejt portës. Ishim me dy sulmues dhe për këtë arsye ai luajti pak më ndryshe sot.

“Dëmtimi i Franklin ishte një minus për ne, pasi po bënte diferencën në fushë. Ai ishte shumë i rëndësishëm për ne. Dinamo pas golit, ishte psikologjikisht më e fortë se ne dhe kjo është normale. Kjo ishte diferenca pse nuk ishim mirë si në pjesën e parë. Zëvendësimet? Me ato donim të fitonim lojën në ajër, pasi ata rrinin shumë mbrapa dhe ideja ishte të luanim majtas ose djathtas dhe të krosojmë në zonë” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →