“Dëgjesë e fshehtë për koncesionet”, deputetja e PD denoncon menaxhimin e teatrit të Bylisit: Mungesë transparence mbi fondet

degjese e fshehte per koncesionet deputetja e pd denoncon menaxhimin e teatrit te bylisit mungese transparence mbi fondet
degjese e fshehte per koncesionet deputetja e pd denoncon menaxhimin e teatrit te bylisit mungese transparence mbi fondet

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa thekson se ka mungesë transparence mbi fondet dhe menaxhimin shtetëror të teatrit të Bylisit.

Deputetja Zhupa bën me dije se sot në orën 11:00 do të zhvillohet një dëgjesë publike, e cila nuk e ka interesin te Bylisi, por te koncesionet, dhe fton mediat që të ndjekin dëgjesën e fshehtë që do të kryhet pasi nuk duan ta bëjnë transparente për interesat e tyre.

Reagimi i plotë:

6 milion e 250 mijë euro fondi në dispozicion të Bylisit dhe në 5 vite nuk ka ndodhur asgjë. Profesori Neritan Ceka ka qënë denoncues i vazhdueshëm i këtij skandali.

Sot ka një degjëse publike që mesa duket interesin e vetëm nuk e ka te Bylisi, apo ku kanë shkuar paratë dhe si mund të rikthehemi Planit të Menaxhimit ku shteti shqiptar është përgjegjës.

Duket se po gatuhet një plan ku dalin famozët e AADF, tashmë që drejtorin e tyre të projekteve Ilir Parangonin e kanë dërguar me punë tek Zyra Italiane e AICS ne Tirane.

A është skenari që sot të prezantohet një plan i ri menaxhimi ndryshe nga ai i pari, i gatitur nga Parangoni që sugjeron Bylisin me koncesion?

A është koncensionari gati AADF për tu futur edhe në Bylis me një skemë të gatshme?

A do përdoret ministri i ri Gonxhe për të hapur rrugë një skeme koncensioni për Bylisin, pavarësisht se paratë janë dhe shteti ka gjithë kapacitetet që të drejtoj projektin dhe të kërkojnë me studiuesit shqiptar dhe llogari për cfarë ka ndodhur?

Ftoj mediat ta ndjekin degjësen e pashpallur, sepse duan të kryejnë punë me një grup të ngushtë,dhe ta bëjnë atë transparente. Në orën 11:00 në teatrin e Bylisit. Historia nuk jepet me koncesion!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →