
SHBA po dërgon anije luftarake dhe avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, ndërsa rajoni po përgatitet për një hakmarrje të mundshme iraniane ndaj vrasjes së një udhëheqësi të lartë të Hamasit në Teheran në fillim të kësaj jave.
Udhëheqësi, Ismail Haniyeh, u varros sot në Katar . Irani fajëson Izraelin për vrasjen dhe është zotuar për hakmarrje, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Mes frikës në rritje, izraelitëve u janë dhënë udhëzime se çfarë të bëjnë në rast sulmesh , ndërsa supermarketet raportojnë një rritje të shitjeve për mallrat bazë.
Haniyeh është figura e tretë e profilit të lartë në grupet militante të mbështetura nga Irani që është vrarë në javët e fundit. Ai u vra në Teheran duke përdorur një mjet të fshehur shpërthyes , tha një burim për CNN.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co